Ballina Bota

BRUKSEL – EUROSTAT: Çmimet e konsumit në eurozonë sërish në rritje

BRUKSEL, 17 mars /ATSH-DPA/ – Çmimet e konsumit në eurozonë u rritën për të dytin muaj radhazi në shkurt, treguan sot të dhënat përfundimtare nga EUROSTAT.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 0,9 % nga viti në vit, e njëjti normë si në janar.

“Të krahasuara me muajin e kaluar, çmimet e konsumit u rritën 0,2 % në shkurt, siç ishte vlerësuar fillimisht”, tha EUROSTAT.

Çmimet e ushqimit, alkoolit dhe duhanit u rritën me 1,3 % në vit dhe çmimet e produkteve industriale joenergjitike fituan 1 %.

Gjithashtu, edhe inflacioni ishte në territor pozitiv për muajin e dytë radhazi dhe në përputhje me vlerësimin paraprak, duke u lehtësuar në 1,1 % nga 1,4 % në janar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama poston foton: Do ikësh? Jo nuk kam mbaruar punë akoma
Artikulli tjetërDjegia e mandateve/ Kryemadhi: Shqipëria kishte 5 kushte për hapjen e negociatave, tani ka 15