TIRANË, 29 korrik/ATSH/ – E njëjta histori, i njëjti vend dhe i njëjti hotel. Ka kaluar një vit pas dëshirës për tu larguar nga “Juventus” dhe për të kaluar te ekipi i “Milanit”, ku menjëherë morri shiritin e kapitenit, Leonardo Bonucci duket se është penduar dhe ka kërkuar hapur nga përfaqësuesit e të dyja klubeve që të gjejnë një marrëveshje që ta transferojnë atë sërish te klubi “bardhezi”.
Kështu pas 12 muajsh distance, agjenti i lojtarit Alesandro Lucci është takuar në Palazzo Parigi me Fabio Paratici dhe Beppe Marottën, për të gjetur mënyrën për ta transferuar Bonuccin në Torino.
Javën që kaloi mes palëve ka pasur kontakte të rëndësishme./e.caushi/








