ROMË, 11 mars /ATSH-ANSA/ – Banka Qendrore Europiane i ka lënë normat e interesit të qëndrueshme, siç pritej, njoftoi institucioni pas takimit të politikës monetare, që vendosi të bëjë blerjet e programit të emergjencës pandemike “Pepp” me një ritëm dukshëm më të lartë në tremujorin e ardhshëm.
“Norma kryesore mbetet në zero, norma e depozitës në -0,50% dhe norma marxhinale e huasë në 0,25%”, sqaroi BQE.
“Pepp” mbetet në 1,850 miliardë euro me një horizont të fiksuar deri në mars 2022.
Institucioni monetar europian theksoi se fuqia e programit të blerjes së borxhit për emergjencën pandemike, “Pepp”, mund të rikalibrohet, nëse kërkohet, për të ruajtur kushte të favorshme financimi, që ndihmojnë për t’iu kundërvënë tronditjes negative të pandemisë në profilin e inflacionit./ /ervo/























