Ballina Kryesore

Qendra moderne e kompanisë më të madhe publike në Shqipëri

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155991377206523/?t=46

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes me pamjet e dikurshme dhe të sotme të qendrës së kompanisë publike të shpërndarjes së Energjisë. Kryeministri thotë se vetëm pak vite më parë, OSHEE e ushtronte aktivitetin në një bodrum, ndërsa qytetarët mbanin radhë si ato të qumështit për të paguar faturat e energjisë elektrike.

“Me shpresën që ju kujtohet ende edhe bodrumi ku jo përpara 40 vjetësh, po vetëm deri pak vite më parë rrinte e zhytur OSHEE-ja, edhe radhët si ato të qumështit të para 40 vjetëve për të paguar faturën e dritave, po ndaj me ju pamjet e para të qendrës së kompanisë më të madhe publike të Shqipërisë, duke ju uruar fundjavë të mbarë”, thotë kryeministri Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Funari, surpriza e pazbuluar e turizmit malor
Artikulli tjetër28 korriku, Dita Botërore e Hepatitit