BOLONJË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shumë kripë nuk bën mirë për shëndetin, por tani edhe sasi të vogla natriumi të konsumuara çdo ditë mund të ndikojnë në presionin e gjakut, sipas një studim ndërkombëtar 3-vjeçar, i botuar në revistën ndërkombëtare të mjekësisë kardiovaskulare “Circulation”.
Studiesit aplikuan një metodologji të re statistikore, të ashtuquajturën “metaanalizë me një fazë”, në studimin e efektit të marrjes së kripës dhe, konkretisht, natriumit, në nivelet e presionit të gjakut, si në pacientët normotensivë, ashtu edhe në ata me hipertension.
“Analizat e mëparshme menduan se marrëdhënia midis një faktori dhe një rezultati shëndetësor mund të interpretohet drejtpërdrejt në një grafik në vijë të drejtë. Në natyrë nuk është shpesh kështu”,
“Një nga meritat e analizës që kemi përdorur është aftësia e saj për të përshkruar marrëdhënie jolineare dhe shumë më të ndërlikuar”, shtoi ai.
Në këtë mënyrë, studiuesit theksuan se si një efekt i dëmshëm, domethënë një rritje në nivelet e presionit të gjakut, është tashmë e dukshme në nivele jashtëzakonisht të ulëta të marrjes dietike të natriumit (duke filluar nga 1-1,5 gramë në ditë).
Kjo ndodh pa dallim si te burrat, ashtu edhe te gratë, te të rinjtë dhe në moshën më të përparuar, te subjektet hipertensionale (ku dukuria është më e dukshme) dhe te pacientët normotensivë, në planin afatshkurtër dhe afatgjatë dhe pavarësisht nga trajtimi i përdorur.
Vinceti shtoi se vëzhgimet konfirmojnë saktësinë e indikacioneve të siguruara nga shoqata amerikane e zemrës dhe, së fundmi, nga EFSA dhe autoriteti përkatës amerikan, sipas të cilave rekomandohet një konsum natriumi brenda kufijve të 1,5 -2,3 gramë në ditë./ /ervo/























