Ballina Flash

Riprodhohet zëri i një këngëtari të ndjerë

SEUL, 29 janar /ATSH-DPA/ – Një transmetues televiziv i Koresë së Jugut ka arritur të riprodhojë zërin e një këngëtari të famshëm, i cili vdiq 25 vjet më parë, duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).

Transmetuesi SBS do të shfaqë zërin e yllit dhe shkruesit të këngëve folk-rock të Koresë së Jugut, Kim Kwang Seok në programin televiziv “Konkurrenca e Shekullit: Inteligjenca Artificiale kundër Njeriut”.

Programi do të shfaqë zërin e Kim në një solo dhe në një duet me një këngëtar të gjallë.

Kompania ”Supertone” krijoi teknologjinë duke përdorur atë që e quajti një ”zgjidhje sinteze zëri” për të gjeneruar zërin e Kim.

Menaxheri i kompanisë, Choi Hee Doo theksoi se kur firma kishte menduar të rikrijonte zërin e Kim gjithçka që i duhej ishin vetëm mostrat e qarta të zërit të tij.

”Firma mori mostra nga disa nga këngët e Kim dhe i përdori ato për të krijuar një model AI”, tha Choi. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasan, hapet Këndi Arkivor në ambientet e bibliotekës “Qemal Baholli”
Artikulli tjetërBalla, apel fermerëve të pajisen me NIPT për të përfituar naftë falas