BERLIN, 26 janar /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn nuk pranoi të komentonte mbi raportet se vaksina e koronavirusit të AstraZeneca është vetëm 8% efektive midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart.
“Po mendoj për tituj spekulues të medias”, i tha Spahn transmetuesit publik ZDF , duke shtuar se një vendim do të merret javën e ardhshme se “cilat grupmosha do të vaksinohen me këtë vaksinë së pari” pasi të jenë analizuar të dhënat shkencore.
Një raport nga gazeta e biznesit ”Handelsblatt” citon burime të qeverisë federale të cilët thonë se efektiviteti i vaksinës AstraZeneca midis njerëzve mbi moshën 65 vjeç është 8%.
Një zëdhënës i AstraZeneca mohoi lajmin të martën, duke thënë se pretendimi ishte “plotësisht i gabuar”.
Vaksina pritet të marrë miratimin e BE të premten. /os/






















