Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 12 janar 2021

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Intervalet e kthjellimeve do të jenë kryesisht në pjesën perëndimore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen në intensitet të ulët e lokalisht mesatar në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës shi i dobët lokal. Në zonat malore borë e dobët. Mjegull e dendur gati gjatë gjithë ditës në lugina. Ngrica në pjesën veriore dhe verilinore të vendit që prej orëve të mëngjest e gradualisht ngricat deri në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë zonat malore.

Era me drejtim veriperëndim- perëndim mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 3 dhe 4 më e theksuar në orët e mbrëmjes.                  

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/14 re shi diell
Kukës -1/5 re shi borë
Lezhë 4/10 re shi diell
Dibër -1/5 re shi borë
Durrës 8/16 re shi diell
Tiranë 6/15 re shi diell
Elbasan 5/14 re shi diell
Berat 7/16 re shi diell
Vlorë 8/16 re shi diell
Korcë 3/10 re shi borë
Gjirokastër 8/15 re shi diell
Sarandë 6/16 re shi diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Dikur e bllokuar pa afat sa herë pikonte pak dëborë, Boga magjike sot mirëpret këdo që dëshiron ta shijojë bardhësinë e saj me rrugët e hapura
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/01/2021