Ballina Flash

Binjakët identikë nuk janë edhe aq… identikë

PARIS, 10 janar /ATSH-AFP/ – Dallimet gjenetike midis binjakëve monozigotikë, të referuara zakonisht si “binjakë identikë”, mund të shfaqen shumë herët në zhvillimin embrional, sipas një studimi të fundit, që mund të vërë në dyshim zbulimin e asaj që është e lindur dhe e fituar.

Një vend të rëndësishëm në hulumtim, zë fakti se binjakët kanë një sfond të ngjashëm gjenetik dhe se ndryshimet e tyre fizike ose të sjelljes vijnë nga mjedisi që i rrethon.

Studimi I kryer nga shkencëtarë islandezë dhe i botuar në revistën “Nature Genetics”, del në përfundimin se monozigotët kanë një mesatare prej 5,2 mutacionesh të ndryshme, krahasuar me gjenomin e binjakëve të tyre./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata nën kontroll edhe në Obot/ Dëmet minimale në zonën nën nivel, 24 orët e ardhshme më kritiket
Artikulli tjetërSituata me reshjet/ Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat, FA shpërndajnë pako ushqimore në zonat problematike