Ballina Flash

Mbyllet vrima rekord e ozonit mbi Antarktidë

ROMË, 9 janar /ATSH-ANSA/ – Vrima e ozonit në Antarktidë, që thyeu rekordin e vitit 2020, u mbyll në fund të dhjetorit pas një sezoni të jashtëzakonshëm të kushteve natyrore të motit dhe pranisë së vazhdueshme të substancave që shkatërrojnë ozonin në atmosferë, njoftoi Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM).

“Vrima e ozonit u rrit me shpejtësi që nga mesi i gushtit, duke arritur një kulm prej rreth 24,8 milionë kilometra katrorë më 20 shtator dhe duke u përhapur në pjesën më të madhe të kontinentit të Antarktidës”, tha OBM.

“Ajo ishte një nga vrimat më të mëdha dhe më të thella, që nga fillimi i monitorimit 40 vjet më parë”, shtoi organizata.

Sipas OBM, kjo vrimë u shkaktua nga një vorbull polare e fortë, e qëndrueshme dhe e ftohtë, si edhe nga temperaturat shumë të ftohta në stratosferë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI-Reshjet e dendura të shiut/ Lumi Shkumbin brenda shtratit falë investimeve të viteve të fundit në infrastrukturën kulluese
Artikulli tjetërLONDËR – BM tejkalon tre milionë raste COVID-19