Ballina Flash

Shkollat rinisin mësimin më 11 janar

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Nxënësit e arsimit parauniversitar do të rinisin mësimin pas pushimeve të festave të fundvitit, më 11 janar.

Kështu u shpreh kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli e cila theksoi se vendimi për rifillimin e shkollës nuk ka ndryshuar.

“Sa i përket fillimit të arsimit parauniversitar, sot për sot e kemi që shkollat do të rifillojnë në datën 11, ashtu siç është parashikuar në ditën që u mor vendimi. Nëse do të kemi ndonjë ndryshim gjatë kësaj jave, jemi në kohë për të marrë vendim më ndryshe. Sot për sot e kemi që të fillojmë më 11, ashtu siç është parashikuar në datën që u lajmërua kjo”, tha Rakacolli.

“Në Universitetet, të paktën këto dy javë do të vijojnë mësimin online”, tha kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

/z.tosku/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTatimi mbi të ardhurat/ Braçe: Të jetë i drejtë dhe i pagueshëm për secilin
Artikulli tjetërYjet që do të festojnë 50-vjetorin këtë vit