Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë 4 janar 2021

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në orët e mesditës.

Në orët e para të 24-orëshit në zonën e juglindjes do ketë reshje shiu me intensitet të lartë si dhe reshje të dendura dëbore në lartësitë mbi 400 metër. Në pjesën tjetër të vendit do ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje do ketë prezencë të reshjeve të dëborës.

Kjo situatë, do të shoqërohet me mjegull në lugina si dhe erë jugore e lehtë me shpejtësi 1-8m/s dhe valëzim në dete parashikohet i forcës 0 dhe në 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/12 re shi
Kukës 2/8 re shi borë
Lezhë 3/12 re shi
Dibër 1/8 re shi borë
Durrës 6/14 re shi
Tiranë 7/15 re shi
Elbasan 3/12 re shi
Berat 4/12 re shi
Vlorë 6/11 re shi
Korcë -3/3 re borë
Gjirokastër 4/10 re shi borë
Sarandë 5/10 re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Rama: Kohën e humbur si s’ka me keq nuk e kthejmë dot, por Vlorën e Shqipërinë do ta bëjmë me se s’bën hapësirë jetese të denjë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/01/2021