Ballina Flash

Bitcoin shënon sërish rekord historik

PARIS, 2 janar /ATSH-AFP/ – Bitcoin, kriptovaluta e parë e decentralizuar, arriti sot, për herë të parë në historinë e saj, çmimin 30 000 dollarë.

“Bitcoin arriti sot vlerën 31 502,77 dollarë”, njoftoi agjencia “Bloomberg”.

“Oreksi për rrezik, që pasqyrohet në blerjet e kësaj kriptomonedhe, mbetet i papërkulur”, vlerësoi analisti i pavarur, Timo Emden, drejtori i “Emden Research”.

Bitcoin kapërceu pragun e 20 000 dollarëve për herë të parë më 16 dhjetor dhe në ditët e fundit vendosi rekorde të reja duke iu afruar 30 000 dollarëve.

Rritja e fundit filloi në fund të tetorit, me nisjen e një shërbimi të blerjes, shitjes dhe pagesës së kriptomonedhave nga gjiganti i pagesave në internet “Paypal”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMund COVID-19, bën propozimin… për martesë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e diel 3 janar 2021