Ballina Kryesore

Kisha e Shën Apostujve në Hoshtevë po restaurohet

Nis puna për restaurimin e Kishës së Shën Apostujve

Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e çatisë ekzistuese me rrasa guri, restaurimin e elementëve konstruktivë, instalime të reja elektrike, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale dhe ikonostasin e drurit.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 21 Korrik 2018

TIRANË,21 korrik /ATSH/ – Sezoni veror nuk ka pushim, por punë për të mirëpritur turistët në sitet e monumenteve të kulturës. Këto monumente kanë nevojë për mirëmbajtje dhe restaurime për të qenë të denja të tregojnë historinë dhe vlerën që mbartin.

Në Kishën e Shën Apostujve, Hoshtevë ka nisur puna për restaurimin e saj.

Kisha e Shën Apostujve në Hoshtevë, Zagori, është një kishë pas-bizantine e tipit bazilikal, mbuluar me një sistem harqesh, qemerësh e kësulash sferike.

Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e çatisë ekzistuese me rrasa guri, restaurimin e elementëve konstruktivë, instalime të reja elektrike, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale dhe ikonostasin e drurit./a.a/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSyri i Kaltër si destinacion turistik tranzit midis Sarandës dhe Gjirokastrës
Artikulli tjetërFOKUS – Juncker në SHBA për dhënien fund të luftës tregtare