Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 31 dhjetor 2020

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e fundit për vitin 2020 parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Parashikohet mot i vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e deri të lartë në veriperëndim e jugperëndim të vendit.

Në orët e pasdites  gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet e territor duke marrë karakter lokal.

Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-18m/sek. Valëzimi në det parashikohet i forcës 4-5 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/14 Re shi
Kukës 4/10 Re shi/borë
Lezhë 7/14 Re shi
Dibër 4/7 Re shi/ borë
Durrës 6/15 Re shi
Tiranë 8/15 Re shi
Elbasan 7/15 Re shi
Berat 6/16 Re shi
Vlorë 9/15 Re shi
Korcë 3/8 Re shi/borë
Gjirokastër 6/12 Re shi
Sarandë 7/15 Re shi

 

                  

                                     

                                             

                 

           

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – OBSH paralajmëron kundër sulmeve ndaj shkencës gjatë pandemisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/12/2020