Ballina Flash

COVID-19 ”mbyll” edhe… Copacabanan!

RIO DE ZHANEIRO, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Autoritetet braziliane do të mbyllin plazhin e famshëm në Rio de Zhaneiro në prag të Vitit të Ri për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këshilli i qytetit shkroi në Twitter se hyrja në plazhe do të bllokohet.

Banorët dhe punëtorët në zonat e prekura do të duhet të tregojnë dokumente që vërtetojnë se kanë të drejtë të jenë atje.

Kufizimet e reja prekin 30 kilometra vijë bregdetare midis Leme dhe Pontal.

Javën e kaluar, administrata e qytetit kishte deklaruar tashmë se do të mbyllte plazhin e Copacabanas, tradicionalisht zemra e festimeve të Vitit të Ri të Rio.

Ekstravaganca e Rios tërheq miliona turistë në qytetin port çdo vit.

Fishekzjarrët, të cilat zakonisht hidhen nga gomone, janë anuluar këtë vit.

Festa e planifikuar e fillimit të vitit me një transmetim koncerti gjithashtu është anuluar.

Asnjë muzikant, grup ose DJ nuk do të interpretojë në Copacabana./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikthehet Grand Gala/ TKOB, shfaqje online me rastin e festave të Fundvitit
Artikulli tjetërGJERMANI – Bien investimet e huaja