SHANGAI, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Monedha kineze ka rënë në nivelin më të ulët që prej një viti për lehtësimin e eksportuesve të gjigantit aziatik, por me rrezikun e nxitjes së zemërimit të presidentit amerikan, Donald Trump në sfondin e luftës tregtare kino-amerikane.
Që prej prillit, kartmonedha e kuqe me pamjen e Mao Cedunit ka humbur 10% të vlerës përballë dollarit amerikan. Një rënie e menjëhershme ndërkohë që Uashingtoni do të vendosë tarifa doganore prej rreth 7% të produkteve që importon nga Kina çdo vit.
Ulja e juanit ofron një kompensim të paneglizhueshëm për eksportuesit kinezëpër humbjen e tyre të konkurrueshmërisë lidhur me rritjen e tarifave doganore amerikane”, theksoi Rajiv Biswas, ekonomist i kabinetit IHS Markit.
SHBA-ja vendosi më 6 korrik tarifa doganore prej 25% për produktet kineze që korrespondojnë me 34 miliardë dollarë të importeve vjetore.
Kina u kundërpërgjigj duke parashikuar të njëjtën shumë për importet amerikane./ /ec/ a.jor.













