TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht i vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.
Do ketë reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veri të vendit me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët deri në orët e mbrëmjes. Në mbrëmje reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar edhe në zonën qendrore të vendit, pjesën tjetër përsëri do të vijojnë me reshje me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare do të fitoj shpejtësi deri në 18m/sek.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/15 | Re shi |
| Kukës | 7/12 | Re shi |
| Lezhë | 9/15 | Re diell shi |
| Dibër | 5/11 | Re shi |
| Durrës | 11/18 | Re diell shi |
| Tiranë | 11/18 | Re diell shi |
| Elbasan | 11/18 | Re diell shi |
| Berat | 8/19 | Re diell shi |
| Vlorë | 10/19 | Re diell shi |
| Korcë | 6/12 | Re diell shi |
| Gjirokastër | 5/16 | Re diell shi |
| Sarandë | 12/19 | Re diell shi |












