Ballina Flash

Edhe pas 70 vjetësh, Sophia Loren një diva

NJU JORK, 20 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Edhe pas 70 vjetësh, Sophia Loren mbretëron ende si një diva, sipas “New York Times”, që e ka përfshirë aktoren italiane 86-vjeçare në mesin e 20 yjeve më të mirë të vitit 2020, për interpretimin e Madame Rosa-s në filmin “Jeta para vetes”, me regji të djalit të saj Carlo Ponti.

“Sophia Loren, një yll filmash që kur ishte adoleshente, ka ende gjithçka që e ka bërë atë prej kaq shumë vite mbretëreshë ikonë të kinemasë italiane”, thekson e përditshmja amerikane.

Sipas NYT, ajo është madhështore si kurrë më parë, por gjithashtu popullore në thelb, një perëndeshë e ekranit, domeni i së cilës ka qenë gjithmonë bota e njerëzve të thjeshtë.

Loren nuk është ndër përfaqësuesit e vetëm të kinemasë italiane, që ka hyrë në 20 vendet e para, Luca Marinelli është gjithashtu në listë me “Martin Eden” të Pietro Marcello-s./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFluksi i festave të fundvitit/ 3800 udhëtarë vetëm sot nga porti i Durrësit, shtohen masat e kontrollit shëndetësor
Artikulli tjetërShkolla “Dan Bajrami” në Kurbin, realitet/ Marrin formë godina të pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti