TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e diel do të nisë i vranët e gradualisht ndërsa prej mesditës parashikohen kthjellime kryesisht në bregdet e zonat e ulëta.
Parashikohen reshje shiu në orët e mëngjesit përgjatë bregdetit. Mjegull e mjegullinë do të ketë në lugina. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri e lehtë ndërsa prej mesditës erë e vrullshme në të gjithë bregdetin.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/12 | re diell shi |
| Kukës | 1/8 | re diell |
| Lezhë | 7/14 | re diell shi |
| Dibër | 2/8 | re diell |
| Durrës | 7/17 | re diell shi |
| Tiranë | 8/16 | re diell |
| Elbasan | 5/16 | re diell |
| Berat | 8/16 | re diell |
| Vlorë | 8/18 | re diell shi |
| Korçë | 1/7 | re diell |
| Gjirokastër | 4/11 | re diell |
| Sarandë | 6/17 | re diell shi |





















