TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Ditën e martë moti nis i kthjellët deri në mesditë. Më tej vranësirat vijnë drejt dendësimit në bregdet. Në jug e juglindje mot kryesisht i vranët.
Në orët e mëngjesit e pranishme do të jetë mjegulla e dendur në lugina si dhe ngricat në zonat malore e kodrinore.
Era do të fryjë verilindje-veriperëndim e vrullshme në mengjes në bregdet dhe më tej e lehtë. Valëzimi i forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/15 | re diell |
| Kukës | -3/5 | re diell |
| Lezhë | 3/13 | re diell |
| Dibër | -4/4 | re diell |
| Durrës | 7/17 | re diell |
| Tiranë | 2/17 | re diell |
| Elbasan | 2/15 | re diell |
| Berat | 3/16 | re |
| Vlorë | 8/17 | re diell |
| Korcë | -1/6 | re |
| Gjirokastër | 1/18 | re |
| Sarandë | 9/19 | re diell |






















