Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/7/2018

PEKIN – Presidenti kinez, Xi Jinping zhvillon vizita shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, Senegal, Ruanda dhe Afrikë të Jugut, ku do të marrin pjesë në samitin e BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut).

FARNBORUG – Vazhdon salloni i aeronautikës së Franborugut.

VARSHAVË – Manifestues kundër qeverisë mblidhen para parlamentit për të protestuar kundër reformave gjyqësore shumë të kritikuara.

PARIS – Takim mes ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian dhe homologut të tij kilian, Heraldo Munos.

UASHINGTON – Mblidhet Këshilli i përhershëm i Organizatës së Shteteve të Amerikës.

UASHINGTON – Presidenti i FED, Jerome Powell shprehet para Kongresit për prezantimin tradicional gjashtëmujor, ku sot është para Dhomës së Përfaqësuesve pasi kishte dalë dje para Senatit.

JERUZALEM – Kryeministri hungarez, Viktor Orban për vizitë në Izrael.

JOHANESBURG – 100 vjetori i lindjes së Nelson Mandela. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 18 korrik 2018
Artikulli tjetërKantieri i Rrugës së Arbrit, Rama: Përshëndetje të posaçme meraklinjve