Ballina Uncategorized

Zidane në rolin e këshilltarit te “Juventusi”?

TIRANË, 17 korrik/ATSH / Ish-trajneri i “Realit të Madridit”, Zinedine Zidane raportohet se do të bashkohet me stafin e “Juventusit” si këshilltar i drejtorit sportiv të “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici. Zidane do të fillojë punën në rolin e tij të ri në Torino këtë tetor, ku do të bashkohet me ish-lojtarin e tij Cristiano Ronaldo.

Sipas “Libertad Digital”, francezi do të kthehet te “Juventus” pas 17 vjetësh, pasi u largua nga Italia për t’u bashkuar me “Los Blancos” në 2001. Zidane luajti për “Juven” për pesë vjet dhe fitoi dy trofe të Serie A, një superkupë të Italisë, një superkupë të UEFA-s, Kupën Interkontinentale dhe Kupën Intertoto. /marca//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotogaleri/ Momentet më të bukura të Botërorit 2018
Artikulli tjetërSazan, anija “Iliria” u shkon në ndihmë 50 turistëve