Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 11 nëntor 2020

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në pjesën bregdetare dhe në zonat e ulëta. Në mesditë e pasdite përgjatë lindjes e juglindjes do të ketë vranësira mesatare e lokalisht të dendura.

Në orët e mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit, ashtu si në ditët që po lemë pas do të mbizotërojë mjegulla e dendur përgjatë luginave.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/20 diell
Kukës 3/10 re diell
Lezhë 7/20 diell
Dibër 2/13 re diell
Durrës 9/21 diell
Tiranë 9/23 diell
Elbasan 9/23 diell
Berat 5/24 diell
Vlorë 9/23 diell
Korcë 3/14 re diell
Gjirokastër 2/22 re diell
Sarandë 8/23 diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRakacolli: Specialistët vendosin shëndetin prioritet, dilema debatohet në gjithë botën
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/11/2020