TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore.
Në orët e mëngjesit përgjatë luginave do ketë prezencë të mjegullës apo mjegullinës. Era do të fryjë me drejtim Verilindje -Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore do të fitoje shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/21 | Diell |
| Kukës | 9/17 | Diell |
| Lezhë | 11/22 | Diell |
| Dibër | 5/15 | Diell |
| Durrës | 11/23 | Diell |
| Tiranë | 11/23 | Diell |
| Elbasan | 11/22 | Diell |
| Berat | 8/23 | Diell |
| Vlorë | 11/22 | Diell |
| Korcë | 4/17 | Diell |
| Gjirokastër | 4/22 | Diell |
| Sarandë | 9/23 | Diell |






















