VJENË, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Nga vitamina A mund të lindë një mënyrë e re për trajtimin e humbjes në peshë, sipas një studimi të kryer nga një grup mjekësor i Universitetit Mjekësor të Vjenës.
Në fakt temperaturat e ftohta rrisin nivelet e vitaminës A si te njerëzit ashtu edhe te minjtë.
Kjo ndihmon për të shndërruar yndyrën e bardhë (e “keqja”, e cila ruan kaloritë) në yndyrë kafe (“e mirë”, e cila djeg energjinë) e cila stimulon djegien e dhjamit dhe gjenerimin e nxehtësisë.
Ky transformim i yndyrës zakonisht shoqërohet me konsum të shtuar të energjisë dhe kjo, sipas studiuesve, mund të shihet si një qasje premtuese për zhvillimin e terapive të reja për mbipesha.
Studimi tregoi se aplikimi i moderuar i të ftohtit rrit nivelet e vitaminës A dhe transportuesit të saj të gjakut, një proteinë. Shumica e rezervave të vitaminës A ruhen në mëlçi dhe ekspozimi ndaj të ftohtit duket se stimulon rishpërndarjen e vitaminës A drejt indit dhjamor.
Rritja e nxitur nga ftohja e vitaminës A çoi në një shndërrim të yndyrës së bardhë në yndyrë kafe, me një shkallë më të lartë të djegies së yndyrës.
Kur studiuesit bllokuan transportuesin e vitaminës A tek minjtë përmes manipulimit gjenetik, si rritja e ndërmjetësuar nga ftohja e vitaminës A, ashtu edhe kalimi nga yndyra e bardhë në atë kafe u zbutën.
“Si rezultat, oksidimi i dhjamit dhe prodhimi i nxehtësisë u ndërpre në mënyrë që minjtë të mos ishin më në gjendje të mbronin veten nga të ftohtit”, shpjegon studiuesi Florian Kiefer.
Në të kundërt, shtimi i vitaminës A në qelizat e bardha të gjakut të njeriut çoi në shprehjen e karakteristikave të qelizave yndyrore kafe, me një rritje të aktivitetit metabolik dhe konsumit të energjisë. /os/












