Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 8 tetor 2020

TIRANE, 8 tetor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Gradualisht prej orëve të mesditës nisin pakësime të vranësirave dhe kthjellimet.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme nga orët e para të mëngjesit me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe lokale. Gradualisht në mesditë parashikohet ndërprerje e reshjeve. E pranishme në orët e mëngjesit do të jetë dhe mjegulla lokale.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e fortë në brigjet detare prej orëve të mesditës

Valëzimi në dete parashikohet  i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.

 

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/24 Diell re shi
Kukës 11/23 Diell re shi
Lezhë 13/25 Diell re shi
Dibër 9/20 Diell re shi
Durrës 14/28 Diell re shi
Tiranë 15/27 Diell re shi
Elbasan 14/28 Diell re shi
Berat 13/28 Diell re shi
Vlorë 15/26 Diell re shi
Korçë 10/23 Diell re shi
Gjirokastër 13/24 Diell re shi
Sarandë 14/25 Diell re shi

                  

/e.m/

                                            

                 

           

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – BE: MV të zgjidhë mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 8/10/2020