ROMË, 11 tetor /ATSH-ANSA/ – Birra për 71% të italianëve ishte pija më e konsumuar në javët e gjata dhe të vështira të bllokimit së bashku me ujin (71%), kafenë (69%), çajin (41%), verën e kuqe (39%) dhe pijet freskuese (34%), sipas institutit ”Piepoli”.
Në vitin 2020, emergjenca Covid-19 ka zhvendosur ”shoqërinë e birrës” brenda mureve të shtëpive, ku 65% e italianëve e kanë konsumuar brenda shtëpisë, ndërsa 35% kanë preferuar ta pijnë jashtë saj.
Në muajt e fundit, njerëzit kanë pirë birrë kryesisht me familjen e tyre (64%), 23% e kanë ndarë me miqtë e tyre dhe 13% e kanë pirë në vetmi.
Covid-19 nuk ka ndryshuar qasjen ndaj pijeve, ku në vaktin e darkës konsumohet nga 74% e italianëve, pas darke 19%, në drekë 10%, dhe gjatë një aperitivi 14%.
Periudha e bllokimit për italianët ishte një kohë për të eksperimentuar me shije të reja, dhe sipas studimit, një në tre italianë provoi birra të reja rajonale dhe lokale. /os/












