VIRXHINIA, 3 tetor /ATSH-ANSA/- Tek Alexa vjen modaliteti ”auto”, që synon të transformojë ekranin e smartfonëve në një ekran të sigurt për ata që ngasin makinën.
Kjo risi do të lejojë të shihni më shumë informacion dhe të kryeni më shumë veprime duke përdorur pajisjen ”Echo Auto” ose pajisje të tjera të përputhshme duke e shndërruar telefonin në një ekran inteligjent që aktivizohet me zë.
”Modaliteti ‘auto’ u krijua për të ndihmuar njerëzit në drejtimin e makinës të përqendrohen në rrugë duke i lejuar ata të shohin me lehtësi informacione në lidhje me tiparet e njohura të Alexa-s gjatë ngarjes”, theksoi Amazon.
Modaliteti do të prezantohet në javët e ardhshme si në iOS të Apple dhe Android të Google në Itali, Francë, Gjermani, Spanjë, SHBA, Kanada, Indi, Australi dhe Zelandën e Re. /os/























