Ballina Flash

FUTBOLL- Lampard: Werner ”i uritur” për gola

LONDËR, 15 shtator /ATSH-MIA/ – Trajneri i ekipit të Chelsea, Frenk Lampard, ka dhënë përshtypjet e para nga takimi i ndeshjes së parë të kampionatit të Anglisë kundër Brajtonit (3:1).

“Goli i Xhejmsit më detyroi të gëzohem, na duhej, Nëse e analizoni faktin se ishim bashkë si ekip vetëm katër ditë, vështirë është të pritet se gjithçka do të funksionojë në ndeshjen e parë’’, shtoi ai.

‘’Treguam vendosmëri edhe pse me lojë të këtillë mund të humbim pikë ”, tha Lampard.

‘’Më ka pëlqyer Havertz. Ka edhe shumë për të treguar, ndërsa Timo Werner është ‘i uritur’ të shënojë gola dhe të jetë i pamëshirshëm”, ka shtuar Lampard./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja
Artikulli tjetërLigji “Për metrologjinë” sipas standardeve ndërkombëtare