Ballina SPORT

Jorgensen kërcënohet në rrjetet sociale

MOSKË, 4korrik /ATSH-ANSA/ – Federata Daneze e Futbollit ndërhyri në mbrojtje të sulmuesit të kombëtares Nicolia Jorgensen duke dënuar kërcënimet me vdekje dërguar këtij të fundit në rrjetet sociale, pas disfatës kundër Kroacisë në raundin e dytë.

“Ndaloni, pasi komuniteti ynë nuk pranon kërcënime me vdekje ndaj yjeve të futbollit, politikanëve apo njerëzve të tjerë, është absolutisht e papranueshme, dhe  ne do të shkojmë në polici t’i japim fund kësaj çmendurie”, u shpreh federata në Twitter.

Gjatë ndeshjes kundër Kroacisë, Jorgensen humbi një penallti, që përcaktoi eliminimin e Danimarkës nga Kampionati Botëror./  / os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFalcao: Arbitri amerikan ishte i njëanshëm
Artikulli tjetërBasha: Përfaqësuesit ndërkombëtarë, bashkëpërgjegjës për Gjykatën Kushtetuese