Ballina SPORT

Cavani mungon sërish në stërvitje

NIZHNJI NOVGOROD, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Uruguaji zhvilloi sot fazën stërvitore pa golashënuesin më të mirë gjatë Botërorit 2018, Edinson Cavani, gjithmonë i pasigurtë për shkak të një dëmtimi në pulpën e majtë, në kuadër të çerekfinales kundër ekipit të Francës.

Celeste ishte e plotë gjatë 15 minutave të para të stërvitjes, të hapur për shtypin, me përjashtim të “El Matador”-it.

Dje në mbrëmje, skuadra e tij njoftoi se ai vuante nga një dëmtim i tendinave muskulore në pulpën e majtë, pa theksuar nëse do të merrte ose jo pjesë në ndeshjen e së premtes në Nizhnji Novgorod.

“Situata nuk është e mirë, por lojtari 31-vjeçar, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar do të kryejë një punë të diferencuar dhe një rehabilitim fizik”, theksoi Federata Uruguajane e Futbollit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIntensifikim i bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Mali i Zi
Artikulli tjetërEnergjia, sektori më premtues i ekonomisë shqiptare