Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/7/2018

MOSKË – Një delegacion parlamentarësh amerikanë priten nga shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov dhe më pas nga dhoma e lartë e Parlamentit rus për një vizitë shumë të rrallë të kësaj natyre, vetëm dy javë nga samiti i parë mes Vladimir Putin dhe Donald Trump.

BERNË – Takim zyrtar mes delegacioneve zvicerane dhe atyre iraniane me rastin e vizitës së presidentit iranian Hassan Rohani.

BEOGRAD – Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko për vizitë zyrtare në Serbi.

ABUJA – Vizitë zyrtare e presidentit francez, Emmanuel Macron në Nigeri.

SHËNPETERBURG – Zhvillohet ndeshja e vlefshme për 1/8 finale të Kupës së Botës 2018 mes Suedisë dhe Zvicrës në orën 16:00.

MOSKË – Zhvillohet ndeshja e vlefshme për 1/8 finale të Kupës së Botës 2018 mes Kolumbisë dhe Anglisë në orën 20:00. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 3 korrik 2018
Artikulli tjetërVJENË – Austria e gatshme të mbrojë kufijtë nga migrantët