Ballina Bota

BRITANI E MADHE – “EasyJet” mbyll tri qendra aeroportuale

LONDËR, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Linja ajrore me kosto të ulët “EasyJet” njoftoi sot se ka vendosur të mbyllë tri nga 11 qendrat e saj aeroportuale në BM, për shkak të ndikimit të paparë të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Na është dashur të marrim një vendim shumë të vështirë për të mbyllur tri baza në BM, si rezultat i ndikimit të pashembullt të pandemisë dhe kufizimeve të udhëtimit të ndërlikuara nga masat e karantinës në BM”, tha Johan Lundgren, drejtori ekzekutiv i “EasyJet”.

“Qendrat në Stansted dhe Southend, të dyja pranë Londrës, në Anglinë juglindore, si edhe ajo në Newcastle, në verilindje, do të ndalojnë së funksionuari nga 31 gushti”, sqaroi kompania.

Kompania ajrore theksoi se ka përfunduar këshillimet me sindikatën “Unite”, e cila përfaqëson shumë nga ekuipazhi i kabinës, pas një paralajmërimi të mëparshëm për reduktimin deri në 4 500 të 15 000 punonjësve të saj./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Souyris: Nuk përjashtohet që maska të bëhet e detyrueshme në tërë Parisin
Artikulli tjetërCOVID-19 – Malta mbyll baret dhe klubet e natës