Ballina Bota

COVID-19 – Finlanda këshillon përdorimin e maskave sanitare

HELSINKI, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Finlanda do të këshillojë vënien e maskave sanitare në vende publike, me qëllim frenimin e koronavirusit të ri, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.

“Provat për efikasitetin e maskave nuk janë veçanërisht të forta, por këto shtesa të vogla në listën tonë të opsioneve në dispozicion janë të garantuara”, tha organi i Shëndetit publik, THL.

Vënia e maskave këshillohet tani për këdo mbi 15 vjeç, në transportin publik dhe situata të tjera, ku distancimi shoqëror nuk mund të ruhet./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – OBSH: Shkujdesja në sjellje shkak për rritjen e rasteve në Europë 
Artikulli tjetërFOTO / Si do të transformohet Kopshti Zoologjik i Tiranës. Ishuj, mur kundër zhurmave e kënde lojërash