UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore amerikane vendosi sot të mos i ndryshojë normat e saj, duke i lënë ashtu siç ishin, në një interval prej 0 deri në 0,25%.
“Ritmi i rimëkëmbjes ekonomike është i lidhur ngushtë me evolucionin e virusit”, komentoi FED në një deklaratë të lëshuar pas takimit të saj.
Institucioni monetar siguroi që ishte i gatshëm të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur ekonominë përballë krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19./ /ervo/























