Ballina Flash

MUZIKË – Taylor Swift surprizon me albumin e ri

KALIFORNI, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – Një surprizë e titulluar “Folklore” po vjen për fansat e Taylor Swift.

Mbretëresha e muzikës pop ka njoftuar debutimin, sonte në mesnatë, të një albumi të përbërë tërësisht nga këngë të reja.

Koleksioni i këngëve, i cili përfshin tituj si “Epiphany”, “Peace”, “The Last Great American Dinasty” ”Illicit Affairs”, është i teti për artisten dhe i pari pas “Lover” të vitit 2019.

“Shumë gjërat që unë kisha planifikuar të bëja këtë verë nuk u bënë të vërteta, por kishte diçka që nuk e kisha planifikuar dhe që ndodhi përkundrazi”, shkroi ajo në profilin e saj në Instagram. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadorja Kim në Kune-Vain: SHBA 1.8 milionë dollarë për turizmin, të përveshim mëngët së bashku për zgjidhjen e problemeve
Artikulli tjetërMeta me ambasadorët: Do dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit