Ballina Bota

LUBJANË – Agjencia sllovene e lajmeve kundër ndryshimit të statusit

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ – Rishikimin ligjor të statusit të agjencisë sllovene të lajmeve, STA, menaxheri i saj i përgjithshëm, Bojan Veselinoviç e konsideron si ndërhyrje politike në produktin mediatik të kësaj agjencie, sipas një interviste të këtij të fundit dhënë sekretarit të përgjithshëm të Aleancës së Agjencive Europiane të Lajmeve EANA, Alexandru Giboi.

Sipas Veselinoviçit, ky qëllim do të arrihet duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së bordit të agjencisë. Ai thekson se deri tani janë publikuar ndryshimet jo vetëm për STA, por edhe ndryshimet në Ligjin për Transmetuesin Publik RTV Slovenija dhe Ligjin për Median.

”Për këtë vendim të qeverisë sllovene kanë reaguar ashpër të gjitha mediet vendase si dhe organizatat e medieve të huaja, përfshirë EANA-n, Unionin Europian të Transmetimeve, Institutin Ndërkombëtar të Shtypit dhe shumë të tjera”, shtoi Veselinoviç.

”Ne jemi agjenci kombëtare e medias dhe si e tillë një nga gurët e themelit të shtetësisë, ne u krijuam sapo Sllovenia fitoi pavarësinë”, thotë ai.

”Në ekosistemin mediatik, STA luan rolin e sigurueses së lajmeve të besueshme”, përfundon intervista e menaxherit të agjencisë sllovene të lajmeve, Bojan Veselinoviç dhënë sekretarit të përgjithshëm të Aleancës së Agjencive Europiane të Lajmeve EANA, Alexandru Giboi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapen aplikimet për pranimin e të rinjve në Akademinë e Sigurisë, ja kriteret
Artikulli tjetërFOTO/ Maliq, rritet me 15% sipërfaqja e mbjellë me bimë mjekësore dhe aromatike