Ballina Flash

FUTBOLL – Wigan Athletic në prag të falimentimit

LONDER, 2 korrik /ATSH-AA/ – Klubi anglez i Ligës Championship, Wigan Athletic është në prag të falimentimit.
Në njoftimin e klubit thuhet se kriza financiare për shkak të koronavirusit ka mundësuar nevojën e përcaktimit të administruesit të besueshëm në klub.

Administrues të ri të klubit do të jenë Paul Stanley, Dean Watson dhe ish-kryetari i Leeds United, Gerald Krasner.

Në njoftimin e Ligës së Futbollit të Anglisë (EFL) thuhet se Wigan Athletic do t’i fshihen 12 pikë.

Wigan gjendet në pozitën e 14-të me 50 pikë të mbledhura në Championshipin me 24 klube. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMALI I ZI – Parlamenti miraton martesat e së njëjtës gjini
Artikulli tjetërMEKSIKË – Presidenti Obrador kërcënohet me jetë nga karteli ”Jalisco”