Ballina Flash

F1 – Mercedes nis provat në Silverstone

BERLIN, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Kampioni botëror i Formula 1, Mercedes, filloi një provë dyditore në Silverstone në Britaninë e Madhe, përpara fillimit të sezonit.

“Mirësevini, Valtteri Bottas! Jemi gati për në Silverstone, por siguria është e para”, shkruajti në Twitter Mercedes duke e shoqëruar me një foto të Bottas dhe anëtarëve të stafit të veshur me maska për fytyrën.

Bottas dhe Lewis Hamiltonit, po i jepet mundësia të rizbulojnë ndjenjën për gara edhe pse në një makinë të vitit 2018, sepse rregulloret e F1 nuk lejojnë testime shtesë në modelet aktuale.

Pandemia e koronavirusit bëri që shumë muaj të shkonin dëm në fillimin e sezonit të F1, por fushata e vitit 2020 do të fillojë në Spielberg të Austrisë më 5 dhe 12 korrik.

Silverstone do të presë “Grand Prix” më 2 gusht, si dhe një garë tjetër një javë më vonë./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQIPRO – Mbërrin avioni i parë me turistë pas tre muajsh kufizime
Artikulli tjetërMV – Qeveria drejt miratimit të masave të reja pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19