Ballina Bota

BM – Regjistrohet temperatura më e lartë e muajit maj

LONDËR, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Muaji i kaluar shënoi temperaturat më të nxehta në shkallë botërore, që nga fillimi i monitorimit në vitin 1981, sipas matjeve të bëra nga studiuesit e klimës të BE-së.

Shërbimi i Kontrollit të Ndryshimeve Klimaterike “Kopernikus” (C3S), programi i BE-së për vëzhgimin e Tokës, njoftoi se temperatura mesatare globale e ajrit sipërfaqësor në maj ishte 0,63 gradë Celcius më e lartë se mesatarja e majit, e regjistruar nga viti 1981 deri në 2010.

“Muaji maj në Europë ishte pak më i ftohtë se mesatarja në përgjithësi, por periudha e pranverës mars-maj ishte 0,7 gradë Celcius mbi mesataren”, thanë studiuesit.

C3S, që mbështetet në të dhënat satelitore, shtoi se rritjet më të mëdha të mesatares së temperaturës së majit janë regjistruar në Alaskë, Antarktidë dhe disa pjesë të Siberisë, ku temperaturat ishin deri në 10 gradë Celcius më të larta./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Estonia teston aplikimin e pasaportës së imunitetit
Artikulli tjetërKëshilli Politik arrin konsensusin për Reformën Zgjedhore