Ballina Bota

SHBA – “SpaceX” lëshon 60 satelitë në orbitë

ANKARA, 4 qershor /ATSH-AA/ – Prodhuesi amerikan i raketave, satelitëve dhe anijeve hapësinore “SpaceX”, dërgoi në hapësirë 60 satelitë të tjerë, që janë pjesë e rrjetit satelitor të internetit “Starlink”.

Raketa “Falcon” u lëshua nga kompleksi “Space Launch Complex 40” në Stacionin e Forcave Ajrore “Cape Canaveral” në Florida.

Sipas Space.com, ky ishte lëshimi i pestë i raketës “Falcon 9”.

Raketa është përdorur dy herë për lëshimin e grupeve satelitore “Starlink”, një herë për grupet satelitore të komunikimeve “Iridium NEXT” dhe një herë tjetër për një satelit komunikimi shtetëror kanadez.

Muajin e kaluar u zhvilluar udhëtimi i parë i “Crew Dragon” i SpaceX, që transportoi dy astronautë amerikanë të NASA-s, Robert Behnken dhe Douglas Hurley në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Ata ishin amerikanët e parë që u dërguan në hapësirë nga një raketë amerikane në tokën amerikane pas gati një dekade./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARGJENTINË – Zbulohen mbetjet e një specieje të re dinosauri 
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Nga marrëveshja nuk ka të humbur, adreson kërkesat e opozitës