Ballina Flash

Haradinaj: Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën

PRISHTINE, 3 qershor/ATSH/- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehet se qeveria e cila do të votohet sot nga Parlamenti i Kosovës, është jetike për vendin.

Haradinaj thekson se ekonomia është arsyeja më e fortë pse tani vendit i duhet një qeveri me legjitimet të plotë.

“Parlamenti i Kosovës sot voton qeverinë e re, që është jetike për vendin. Situata e krijuar si pasojë e shkarkimit të qeverisë dhe pandemisë, tashmë po shpërfaq pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe votimi i qeverisë së re, është më shumë se sa zgjedhja e një qeverie”, shprehet Haradinaj.

Haradinaj deklaron se vota për qeverinë e re është votë për Kosovën.

“Është përcaktimi ynë për një stabilitet politik, rimëkëmbje të ekonomisë, si dhe për normalitet në shtet! Vota për qeverinë e re, është votë për Kosovën!”, shprehet Haradinaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Botërore e Biçikletave – Përdorini për këto pesë përfitime
Artikulli tjetërSIDNEJ – Australia në recesion pas 29 vitesh