Ballina Ekonomi

Ulet norma e interesit të bonove të thesarit

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Yield (interesi) mesatar i ponderuar për bonot e thesarit me maturim 12-mujor u ul në 2,08%, nga 2,25% që ishte në ankandin e mëparshëm.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, në këtë ankand kërkesa e investitorëve për të blerë bono me afat 12-mujor, arriti shumë prej 16,6 miliardë lekë, ndërkohë që u shitën 10,7 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se situata e COVID-19 nuk e ka ndërprerë rrjedhën normale të kreditimit.

Sistemi bankar në vend është likuid dhe i mirëkapitalizuar dhe Banka Qendrore ka nën mbikëqyrje monitorimin e treguesve financiarë. e.xh/ /a.g/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Dreshaj: Jemi në bishtin e pandemisë, 9 pacientë me COVID-19 në Infektiv
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Shtetet anëtare të bashkëpunojnë me Frontex për migrantët