Ballina Flash

Programi i Rindërtimit në Durrës/ Shemben dy shkolla në Sukth dhe Rrashbull

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Operacioni i Rindërtimit vijon në bashkinë e Durrësit.

Bashkia e Durrësit bën të ditur se sot u krye shembja e dy shkollave, shkollës së ciklit të ulët në Perlat të njësisë administrative Sukth dhe shkollës 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull.

Këto prishje i hapin rrugën rindërtimit të dy shkollave të reja me nivel të lartë sigurie dhe standarde bashkëkohore, thekson bashkia e Durrësit.

Bashkia shton se, puna vijon me intensitet për të çuar deri në fund këtë fazë të rindërtimit.

/gj.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCakaj: Fillimi i negociatave, kurorëzim i reformave madhore në pesë prioritetet kyçe
Artikulli tjetërMasat kundër COVID-19/ Autoriteti i Aviacionit Civil vijon monitorimin në Aeroportin e Rinasit