Ballina Flash

Konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit hapen në 18 maj për studentët

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Godinat e sektorit Inxhinieri pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr. 2 duke filluar prej datës 18 maj do të rihapen për studentët, por duke zbatuar me përpikëri rregullat strikte të vendosura, sipas protokolleve dhe udhëzimeve bazuar në vendimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Rezidenca Studentore Universitare u bën të ditur studentëve se “udhëzimet e përcaktuara do t’i gjeni të afishuara pranë godinave akomoduese, të cilat duhet të përmbushen me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së pandemisë”.

Sipas saj, stafi i RSU 2 do të jetë në çdo moment në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

/k.s//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasadorja Kim: Tre prioritetet e mia në Shqipëri
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Nga 10 000 të ftuar u shndërrua në… dasmë virtuale!