TIRANË, 10 maj /ATSH/- Është një nga pikat më të frekuentuara turistike, në juglindje të vendit, që ka shndërruar Voskopojën në destinacionin ideal dhe mjaft të vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.
Pranvera në fshatin piktoresk Voskopojë, ka sjell magjinë e peizazhit dhe të klimës alpine, që është mjaft e dëshiruar për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.
Kjo është fundjava e fundit e izolimit për Korçën. Më pas, Korça dhe rrethinat e saj do të jenë vendi ideal për të kaluar një fundjavë me familjen apo për piknik në natyrë në fshatrat turistike Voskopojë, Dardhë, Vithkuq, Boboshticë, Drenovë, Polenë etj.
Pas lehtësimit të masave në të gjithë vendin, këto bukuri të natyrës do të mirëpresin vizitorë nga gjithë Shqipëria. /a.a/












