Ballina Flash

FUTBOLL – Kontrolle dy herë në javë gjithë klubeve të ”Premier League”

LONDER, 2 prill /ATSH-MIA/ – Ekipeve të Ligës angleze do t’ju ofrohet të paktën dy herë në javë testimi i lojtarëve dhe personelit për prani eventuale të koronavirusit, transmeton “Sky Sports”.

Sipas burimeve, kjo masë mund të zbatohet nëse qeveria e Britanisë së Madhe lejon kthim në stërvitje.

Raportohet se propozimet janë përgatitur nga Mark Gillet, këshilltar mjekësor i kryeministrit, pas konsultimeve me homologët e ”La Liga” spanjolle dhe ”Bundesligës” gjermane.

Testet do të paguhen nga Liga angleze. Pritet që ky propozim të shqyrtohet gjatë ditës së sotme, për të përfunduar kështu kampionatin e lënë në mes. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHistoria e nënë Ëngjëllushes e cila fitoi betejën me COVID-19/ Për ata që thonë se virusi nuk ekziston dhe kërkojnë liri për t’u infektuar e për të infektuar
Artikulli tjetërSLLOVENI – Protesta me biçikleta kundër qeverisë ndaj masave tepër kufizuese