Ballina SPORT

Özil në dyshim ndaj Meksikës

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Në stadiumin olimpik të Luzhnikit, të dielën në orën 17.00, kampionia e botës në fuqi Gjermania, do të nisë konkurimin në këtë kompeticion, për të synuar titullin e pestë botëror të saj. Pyetja kryesore që shtrohet para trajnerit dhe tifozëve gjermanë është se, a do të jetë i gatshëm Mesut Özil (29 vjeç) kundër Meksikës në njëmbëdhjetëshin fillestar? Ylli i “Arsenalit” luajti në Angli një sezon të bukur, por kohët e fundit kishte probleme me lëndimin në gju.

Por Julian Draxler (24 vjeç) thotë se, “Mesut është lojtari ynë më krijues. Unë jam i sigurt se ai do të jetë atje (në fushën e lojës) kur të jetë e nevojshme – dhe pastaj… do të luajë një turne të mirë.” Ai shton më tej: “Nuk kam asnjë ide nëse trajneri i kombëtares tashmë e ka vendosur formacionin.”

Nëse Özil do të qëndrojë jashtë, Draxler ndoshta do të luajë në të majtë, ndërsa Reus në pozicionin e mesfushorit. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarcelo do të jetë kapiteni i Brazilit përballë Zvicrës
Artikulli tjetërSchmeichel spektakolar dhe Peruja që dështon në gjithçka