Ballina Ekonomi

Rritje e përpunimet të mallrave në portin e Durrësit

TIRANE, 13 Mars /ATSH/ -Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës në dy muajt e parë Janar- Shkurt të vitit 2018 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar afro 614 mijë ton mallra të ndryshme, 90 anije tregtare dhe 147 tragete gjithsej. Shifra është 31% më e lartë se sa ajo e dy muajve të parë të vitit të kaluar.

Gjithashtu Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës bën me dije se në dy muajt e parë të vitit 2018 janë përpunuar 146.5 mijë ton më shumë mallra se në janar-shkurtin e vitit të kaluar.

Eksportet kanë shënuar një rritje prej 37%, duke regjistruar mbi 253 mijë ton mallra të përpunuara, ku rritjen më të lartë e shënon transporti me anije, 42 përqind më shumë se në dy muajt e parë të vitit 2017.

Ndërkohë rritja e importeve në krahasim me 2 muajt e parë 2017 arrin në 28%, me një shifër të përgjithshme 2-mujore 2018, prej mbi 360 mijë ton./e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDitës së Verës në Elbasan, Policia masa shtesë me shërbim të përforcuar
Artikulli tjetërFoto e ditës: Trupa e Kërcimit Fly në Gramsh